09 Shkurt 2019 – Qendra Analitike Hulumtuese „Abdilaqim Ademi“, e drejtuar nga z. Izet Mexhiti, organizoi Premierën e dokumentarit “Jetojmë nën një qiell”, i realizuar nga gazetarja e radio televizionit shqiptar znj. Mira Shkurti, dhe ёshtё një punё 2 vjeçare qё autorja ka punuar së bashku me stafin e vet pёr tё realizuar dokumantarin final qё u transmetua sot.

Dokumentari, i është kushtuar njёrёs prej ngjarjeve mё tё rёndёsishme nё historinё e shqiptarёve tё Maqedonisё, dhe jo vetёm, zyrtarizimit tё gjuhёs shqipe.

Ky dokumentar flet pёr sfidat dhe rrugёtimin e gjatё qё ёshtё dashur tё kalojmё qё nga lufta me armё nё dorё, e deri nё arritjen e marrёveshjeve politike nё favor tё çёshtjes shqiptare.
Siç ёshtё marrëveshja e Ohrit, pas sё cilёs pasuan edhe tё tjera tё rёndёsishme siç ishte ajo e 14 Janarit, e cila finalizoj edhe njё nga betejat mё tё mёdha luftarake dhe politike, pra, zyrtarizimit tё ligjit pёr gjuhёt nё fletoren zyrtare.