30.09.2026
Sot patëm kënaqësinë të pritnim në ambientet tona përfaqësuesen e IRI-t për Maqedoninë e Veriut, znj. Ana Alibegova.
Gjatë takimit me drejtoreshën Fatjona Geci, u shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që IRI i jep Qendrës Analitike.
Në fokus të diskutimit ishin projektet e ardhshme të përbashkëta: Forumi Rinor, Forumi i Grave dhe hulumtimi i opinionit publik.
Takimi konfirmoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy institucioneve dhe vullnetin e përbashkët për fuqizimin e rinisë, rolin e gruas në shoqëri dhe vendimmarrjen e bazuar në të dhëna.


