QAHP “Abdilaqim Ademi”

Qendra Analitike Hulumtuese Partiake “Abdilaqim Ademi” u themelua më  02.11.2017 në bazë të statutit të Bashkimit Demokratik për Integrim gjë të cilën i’a mundëson Ligji për qendrat analitike hulumtuese partiake (Gazeta zyrtare 23/2013, 15/2015).

Vizioni:

QAHP “Abdilaqim Ademi” kontribuon në krijimin e mendimit politik, ndërtimin e qëndrimeve politike dhe të kapaciteteve.

Misioni:

QAHP “Abdilaqim Ademi” e mbështet partinë në krijimin e politikave të reja efektive të bazuara në fakte dhe analiza, si edhe profesionalizimin e mëtejmë të partisë përmes këmbimit të praktikave të suksesshme dhe krijimit të liderëve të rinjë.  

Puna e qendrës analitike përqëndrohet në tri sfera përmes së cilave jetësohen vlerat e qendrës si edhe ato të partisë:

  • Sfera e  ngritjes së kapaciteteve: në kuadër të kësaj sfere qendra organizon trajnime dhe seminare në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare si brenda ashtu edhe jashtë vendit;  
  • Sfera e analizës dhe  hulumtimeve: në kuadër të kësaj sfere në çdo tre muaj qendra organizon anketa në terren si edhe anketa telefonike me qëllim që të matet mendimi i opinionit publik ndaj politikave të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe më pas, rezultatet e anketave analizohen me qëllim të marrjes së vendimeve  dhe masave përkatëse për çështje të caktuara;
  • Sfera e komunikimit: aktivitetet në këtë sferëngërthejnë në vete press clipping, menaxhimin e rrjeteve sociale, mediumin partiak me qëllim të informimit sa më të mirë brendapartiak, por edhe të publikut më të gjerë.

Historiku i themelimit të Qendrës Analitike Hulumtuese

Abdilaqim Ademi ishte edhe themeluesi i parё i Qendrёs Analitike Hulumtuese pranё Bashkimit Demokratik pёr Integrim, i emёruar si Drejtor nga Kryetari i Partisё z.Ali Ahmeti.

Qё nga themelimi i Qendrёs Analitike nё muajin Nёntor 2017, z. Ademi filloi takimet me organizatat e ndryshme ndёrkombёtare pёr tё kёrkuar pёrkrahje dhe bashkёpunim pёr projektet tё cilat nё konsultim e sipёr me Kryetarin e Partisё i kishte nё plan pёr realizim.  

Tre pojekte veç filluan nё realizim, duke u pёrkushtuar fillimisht trajnimeve dhe përpilimin e kalendarit vjetor pёr disa institucione tё niveleve tё ndryshme (Kuvendi, Drejtori dhe Komunё), hulumtim i opiniot publik si dhe projekti pёr trajnimin e forumeve rinore pёr rjetet sociale dhe press clipping.  Konsultohej çdo ditё me bashkёpuntoret e tij se si do tё zhvillohej qendra analitike me ide tё ndryshme, edhe pse, sёmundja e rёndё me tё cilёn po pёrballej po i’a vёshtirsonte punёn dhe po e dobsonte me shёndet, ai pёrsёri nuk dorzohej duke punuar pёr projektet e parapara.  

Nё luftё me sёmundjen dhe i shtirё nё spital pёr rreth 1 muaj, me datё 16 Shkurt 2018 do tё ndron jetё dhe pёrfundimisht dorzohet nga lufa me kancerin.    Njё humbje e madhe pёr familjen, dashamirёt, shoqёrin dhe gjithё ata tё cilёt e njohёn qoftё edhe nga larg. Abdilaqim Ademi u shqua si punëtor i pashoq dhe i përkushtuar në të gjitha pozitat shtetërore që iu besuan. Ai la gjurmë dhe vepra të mëdha që do mbeten në histori dhe kujtesën tonë.

Kujtimi pёr tё çoi peshё tё gjithё anё e mbanё vendit, ku me nderimet mё tё mёdha shtetёrore, politike dhe akademike iu pёrkushtuan atij nё ditёt nё vijim, ku dhe Kryetari i Partisё z.Ali Ahmeti vendosi qё Qendra Analitike tё marrё emrin e tij, pra Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, nё shenjё respekti pёr figurёn e tij.