Drejtoresha e Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” – BDI, Fatjona Geci, zhvilloi sot një takim në zyrat e NDI-së në Shkup me përfaqësueset e këtij institucioni, Lidija Stojkova Zafirovska, Program Director, dhe Ana Angelovska, Senior Program Manager.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, projektet e realizuara ndër vite dhe mundësitë për zhvillimin e iniciativave të reja të përbashkëta.
Me këtë rast, Geci shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të NDI-së, e cila ka kontribuar në realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta.
Vëmendje e veçantë iu kushtua ngritjes së kapaciteteve njerëzore, avancimit të Forumit të Gruas dhe zhvillimit të Forumit Rinor, si fusha me rëndësi për bashkëpunimin e ardhshëm.
Palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar partneritetin, me synimin për të forcuar kapacitetet profesionale dhe për të krijuar mundësi të reja për përfshirjen aktive të grave dhe të rinjve.