31 Janar 2019 – Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe drejtori i Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” z. Izet Mexhiti sot në hapësirat e Qendrës në Shkup ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë z. Fatos Reka.

Nënkryetari Mexhiti dhe Ambasadori Reka biseduan për zhvillimet politike në vend dhe rajon, marrëdhëniet ndër fqinjësore, procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE, dhe në veçanti biseduan për funksionimin e Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”.

Nënkryetari dhe njëherë drejtor i Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” Mexhiti e njoftoi ambasadorin Reka për aktivitetet të realizuara të Qendrës gjatë vitit të kaluar dhe njëkohësisht e informoi edhe për aktivitetet që janë në Plan të realizohen gjatë këtij viti, pra vitit 2019.

Nga ana e tij, Ambasadori Reka vlerësoi bashkëpunimin e Ambasadës dhe Qendrës Analitike Hulumtuese dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë për mbështetjen e projekteve që do të realizohen në të ardhmen.