24 Mars 2018
Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” vazhdon me angazhimet e saja në drejtim të ngritjes së kapaciteteve për hulumtim, komunikim dhe edukim.

Në hapsirat e NDI në Shkup, Drejtori i Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” z. Izet Mexhiti, së bashku me përfaqësues të tjerë morën pjesë në diskutimet që kishin të bëjnë me përvojat regjionale në vendosjen e qendrave analitike moderne dhe funksionale.

Aktiviteti i sotëm është në vazhdën e aktiviteteve të Qendrës në drejtim të mbindërtimit të saj në fushën e vendosjes së strukturës organizative dhe ndarjes së përgjegjësisë, hulumtimit dhe matjes së opinionit publik, analizës dhe zhvillimit të politikave, edukimit politik dhe trajnimit, etj.
Lini një Përgjigje