Në Tetovë qendra analitike e posaformuar e Bashkimit Demokratik për Integrim që mban emrin tani më, e të ndjerit sekretar të përgjithshëm të këtij subjekti politik Abdilaqim Ademi , filloi me aktivitetet e para të tij.

Në kuadër të aktiviteteve të inkorporuara në planin vjetor të kësaj qendre analitike sot u mbajt një seminar me përfaqësuesit e forumeve rinore të BDI-së, lidhur me ngritjen e kapaciteteve të tyre në sferën e komunikimit publik dhe rrjeteve sociale.

Aktiviteti në fjalë është në drejtim të një niveli edhe më të lartë të transparencës dhe llogaridhënjes të subjektit para opinionit të gjërë si dhe përgatitja e kapaciteteve të reja partiake në favor të kësaj.

Aktivitietit i’u bashkangjit edhe Lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti ku mes tjerave theksoi rëndësinë dhe kapacitetin e forumeve rinore dhe përfshirjen e tyre në proceset politike.