29 dhe 30 Qershor 2019 u mbajt moduli i 3 dhe 4 i akademisë politike për lidership në hotel Radika në Mavrovë.
Ligjerues i radhës në panelin e parë ishte prof. Dr. Gadaf Rexhepi, profesor pranë UEJL i cili fokus të veçantë gjatë ligjeratës i dha krijimit të liderit dhe lidershipit, identifikimi i përparsive dhe mangësive, si dhe sfidat e lidershipit në Maqedoni. 
Gjatë kësaj pjese, z. Gazmend Ajdini, ekspert për marrdhënie mepublikun, poashtu ligjëroi për rolin e PR-it në lidership, paraqitja para publikut, fjalimet dhe debatet që një lider duhet ti dijë.

Dita e dytë vazhdoi me po të njejtin intenzitet ku pjesmarrës ishin Doktoranti z. Burim Latifi, asistent në Universitetin “Nënë Tereza në Shkup, si dhe në pjesën e fundit të modulit ishte debati me Kryeparlamentarin z. Talat Xhaferi, me të cilin pjesmarësit patën mundësi të dëgjojnë përvojat dhe eksperiencën e tij në udhëheqen e institucioneve të ndryshme si dhe të debatojnë drejt për drejt me të.