17.06.2019 – Akademia politike për lidership ka vazhduar me modulin e dytë të trajnimit në hapsirat e Qendrës analitike hulumtuese “Abdilaqim Ademi”.
Temat e këtij moduli kryesisht ishin për Liderët dhe menaxherët, të ligjeruar nga prof. Dr. Bujamin Bela si dhe nga ish ministri i ekonomisë prof. Dr. Driton Kuçi.

Akademia politike për lidership, synon zgjerimin e njohurive si dhe diskutim interaktiv ndërmjet pjesmarësve me qëllim zhvillimin e strategjive për lidership.