16.02.2019
Nё prani tё njё numri tё madh tё autoriteteve tё jetёs politike e publike, sot me 16 shkurt 2019, nё qendrёn mediale “21” nё Shkup, u shёnua pёrvjetori i parё i ndarjes nga jeta tё Abdilaqim Ademi.
Akademinë e shpalli tё hapur ish Ministri i arsimit dhe shkencёs dhe njёkohesisht bashkёpuntor i ngusht i Abdilaqim Ademit, z. Pishtar Lutfiu, i cili pasi kёrkoi nga tё pranishmit njё minutё heshtje pёr viktimat e tragjedisё sё ditёs sё mёrkure, pёr jetёn dhe veprёn e Abdilaqim Ademit si dhe pёr tё gjithё tё rёnёt nё altarin e lirisё, ndër tё tjera tha:
Ne qëndronim në ankth, në pritje të pa fund për ndonjë shenjë, për ndonjë shpresë, por jo, kësaj here Qima e humbi betejën, ai kaloi në amshim, por sërish doli ngadhnjimtar ngase pas vetes la aq shumë vepra dhe aq shumë punë saqë fitoi përjetësinë!
Nё Akademi u interpretua edhe njё film biografik ku pёrmes fotografive, fjalimeve u tregua veprimtaria e Abdilaqim Ademit.
Nё emёr tё Qendrёs Analikitke Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, mori fjalёn Drejtori i kёsaj Qendre dhe njёherit edhe nёnkryetari i BDI-sё, z. Izet Mexhiti, i cili ndёr të tjera tha se miku dhe bashkëveprimtari ynë Abdilaqim Ademi kishte Bashkimin Demokratik për Intregim një familje të çmuar në jetën e tij, të cilën e shihte mbi konceptin e një subjekti politik, e konceptonte në rolin e një lëvizje revolucionare që do të orientojë këtë shtet drejt rrugës së integrimeve euro-atlantike, ai dëshironte të na shikojë gjithmonë të bashkuar rreth virtyteve kombëtare e njerëzore, të guximshëm e të pamposhtur në rrugën e misioneve për sigurimin e të drejtave natyrale të popullit tonë autokton në këto troje dhe për avancimin arsimor e ideologjik të tij.
Tё pranishmit, me fjalё rasti i nderoi edhe Kryetari i BDI z. Ali Ahmeti, i cili dukshёm i emocionuar evokoi kujtime nga e kaluara e punёs që ka realizuar sё bashku me Abdilaqim Ademin. Ai theksoi se falё modestisё sё Ademit, ai shumё vonё ka marrё vesh se Abdilaqim Ademi ka qenё nё tё njёjtin organizim nё vitet e ’80, por nё anёn e Pollogut. Ahmeti gjithashtu theksoi se do tё dёshironte qё e gjithё BDI tё mёsoj nga puna, modestia dhe vyrtitet e Abdilaqim Ademit.
Nё emёr tё familjes Ademi, tё pranishmit i falenderoi Abdilmexhit Ademi.
Poashtu, nё emёr tё Shoqatёs tё Veteranёve tё Luftёs (SHVL-UÇK), Kryetari i saj, profesori Fazli Veliu kishte dёrguar letёr pёrkujtimi, tё cilёn nё pamundёsi prezence e lexoi anёtari i SHVL-UÇK dhe njёherёsh edhe bashkёpuntori i tij i ngushtё z. Dashmir Ademi, ku midis tjerash theksoi se: pёrkundёr dhimbjes e humbjes sё pakufijshme, ne bartim mburrjen dhe krenarinё qё e patёm bashkёveprimtar nё rrugёn e ndritshme tё dijes, pёrparimit, ngadhёnjimit moral dhe atdhetar.
Lini një Përgjigje