27.03.2023

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti sot priti në takim ekipin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) të udhëhequr nga Drejtori, z. Christopher Brennan, me ç’rast diskutuan rreth projekteve për të cilat IRI po jep mbështetje të vazhdueshme. Në takim ishin të pranishim Sekretari Gjeneral i BDI-së, z. Faton Ahmeti dhe Drejtori i Isntitutit z. Betulla Ademi.

Z. Ahmeti vlerësoi shumë kontributin e IRI-t në zhvillimin e demokracisë në vend, dhe i falenderoi ato për mbështetjen permanente që ofrojnë për BDI-në, nëpërmjet projekteve të ndryshme.

Z. Ahmeti, gjithashtu rikonfirmoi qëndrimin që në periudhën që pason të intensifikohen aktivitetet që kanë të bëjnë me transparencën dhe llogaridhënien, si shtylla të rëndësishme për zhvillimin e mëtejmë të demokracisë.