10.02.2020 – Në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në sallën e Institutit Parlamentar, u prezantua studimi për politikë publike mbi zvoglimin e perdorimit të qeseve plastike, me iniciativë të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) dhe në bashkëpunim me 4 qendrat analitike hulumtuese të partive politike (BDI, LSDM, VMRO dhe BESA).
Përfaqësuesit e IRI-t, artikuluan dhe prezantuan nismën e këtij studimi, e cila është rezulltat i puntorive të përbashkëta që janë zhvilluar gjatë vitit 2019 dhe duke e përmbyllur si dokument në fillim vitin e 2020. Ky studim për politikë publike analizon problemin me përdorimin dhe mbeturinat e qeseve plastike.
Përveç përfaqësuesve të qendrave analitike të cilët prezantuan masat e duhura rreth kësaj problematike, në puntori morrën pjesë edhe ekspertë për politika publike si dhe profesorë nga lëndët ekologjike.
Në debat ishin të ftuar deputetët e kuvendit nga të gjitha subjektet politike, si dhe ministrat dhe zv. ministrat e qeverisë.
Procesi i përafrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, patjetër imponon harmonizimin e legjislatives vendore me direktivat evropiane për konsumimin vjetor të qeseve plastike, kufizim të përdorimit të plastikës dhe qeseve plastike dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Ky studim për politika publike mbi përdorimin e qeseve plastike është një udhërrëfyes për nismat e ardhshme për kufizim të përdorimit të tepruar të qeseve plastike dhe uljes së ndotjes së shkaktuar nga qeset plastike.