25-26 Janar 2020 – Për dy ditë rradhazi në Strugë, në suaza të përgatitjeve për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, Dega e Çairit pranë Bashkimit Demokratik për Integrim në bashkëpunim me Institutin Amerikan NDI dhe me logjistikë të Qendrës analitike hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, realizoi trajnim për anëtarët e strukturave në kuadër të Degës së Çairit.

Qëllimi i trajnimit është të stimulohet shërbimi organizativ i strukturave të subjektit politik në dobi të qytetarëve, si dhe të përvetësohen mekanizma të reja demokratike për perceptimin objektiv të kërkesave dhe nevojave të vazhdueshme të qytetarëve.

Kryetari i Degës dhe njëherit edhe drejtori i qendrës analitike z. Izet Mexhiti, gjatë fjalimit theksoi se Dega po punon në vazhdimsi për ti përmbushur nevojat e qytetarëve dhe nëpermjet projekteve inovative të jemi në hap me kohën, duke ndjekur trendet europiane.

Në trajnim morën pjesë poashtu edhe shefi i Shtabit Qëndror z. Fatmir Besimi si dhe Sekretari organizativ i BDI-së z. Artan Grubi.

Gjatë ditës së dytë të trajnimit i’u bashkangjit edhe Lideri i partisë z. Ali Ahmeti, ku mes tjerash “falenderoi organizatat amerikane sic janë NDI dhe IRI që na kanë qëndruar pranë gjatë gjithë kohës dhe janë pjesë përbërëse e ndërtimit të strukturave tona partiake, programit tonë, qeverisjes së mirë dhe strategjisë zgjedhore”.