04.05.2019 – Akademia politike për lidership është projekt arsimor, i dizajnuar si kurs dhe trajnim akademik. Qëllimi kryesor i Akademisë është që t’i pregadis pjesëmarrësit, kryesisht studentë, me njohuri teorike, por edhe aftësi dhe shkathtësi praktike në fushën e sistemit politik, komunikimit politik, menaxhmentit politik dhe partiak si dhe marrëdhëniet me publikun. Akademia realizohet në kuadër të qendrës analitike “Abdilaqim Ademi“.
Sot, mysafir special ishte edhe Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, i cili i’u drejtua pjesmarrësve dhe i inkurajoi në këtë sfidë të radhës për ta, duke theksuar që të ndjekin ëndrrat e tyre, gjithmonë duke mos hequr dorë nga qëllimi.
Akademia politike për lidership, synon zgjerimin e njohurive për rëndësinë dhe mundësitë e bashkëpunimit, diskutimin dhe zhvillimin e strategjive posaçërisht ndërmjet studijuesve të rinj.
Lini një Përgjigje