28.03.2019 – Drejtori i qendrës analitike “Abdilaqim Ademi”, z. Izet Mexhiti, në cilësinë e shefit të shtabit qëndror zgjedhor, realizoi takim me përfaqësuesit e OSBE / ODIHR të kryesuar nga shefja e misionit znj.Corien Jonker në Shkup për zgjedhjet e vitit 2019.
Gjatë takimit z. Mexhiti theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, si edhe për rolin e rëndësishëm që misioni mbikëqyrës i OSBE/ODIHR e ka në monitorimin.
Në takim, bashkëbiseduesit u pajtuan se zgjedhjet janë faktori kryesor në proceset demokratike në vend dhe se, të gjitha palët e përfshira patjetër duhet të tregojnë vullnet politik dhe të ndërmarrin përgjegjësi për zhvillimin e tyre.
Përfaqësuesit e OSBE/ODIHR paralajmëruan se do të vazhdojnë ta ndjekin me vëmendje procesin parazgjedhor dhe zgjedhor. Zgjedhjet duet të jenë të drejta dhe të rregullta dhe se është me rëndësi që qytetarët lirshëm ta shprehin vullnetin e tyre.
Lini një Përgjigje