16.02.2023
Si cdo përvjetor, edhe këtë 5 vjetor kujtuam mikun tonë Abdilaqim Ademi me homazhet në vendprehjen e tij në Shemshovë.
Në Universitetin e Tetovës, u promovua libri (post mortum) “Grafeni – Sinteza, karakterizimi dhe aplikimi” i autorit Abdilaqim Ademi. Ky libër i takon lëmit të nano-teknologjisë dhe nano-materialeve, dhe është edhe disertacioni i doktoratës që Abdiliqimi e kishte përfunduar por nuk e mbrojti. Tash libri është i botuar dhe do tju shërbej gjeneratave të reja, institucioneve arsimore, hulumtuese dhe shkencore.
Akademia përkujtimore në Teatrin Shqiptar në Shkup, ku u prezentua edhe filmi dokumentar “Misionari i heshtur”, kushtuar jetës dhe veprës së Abdilaqim Ademit.