3-4 Dhjetor 2022

QAHP “Abdilaqim Ademi”, në partneritet me NDI organizoi modulin e dytë të Akademisë për Lideret e së ardhmes, të inicuar nga forumi i gruas pranë Bashkmit Demokratik për Integrim.

Tema e trajnimit ishte strategjitë e komunikimit. Akademia për Lideret e së ardhmes është program që bën bashkë gratë nga të gjitha degët e forumit të gruas, për të marrë pjesë në një seri trajnimesh dhe ka për qëllim zhvillimin dhe fuqizimin e grave si lidere të së ardhmes.

Akademia e Grave për Lidership mbështetet nga NDI nëpërmjet programit për integritet politik dhe WoMen Lead.