19-20 Mars 2022
Qendra Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” organizoi puntori dy-ditore për strukturën e saj, ku morrën pjesë përfaqësues të deleguar nga Degët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Qëllimi i trajnimit ishte që të stimulohet shërbimi organizativ i strukturave të subjektit në dobi të qytetarëve si dhe të përvëtsohen mekanizma të reja demokratike për perceptimin objektiv të kërkesave dhe nevojave të vazhdueshme të qytetarëve. Ky projekt ka filluar në vitin 2019 në bashkëpunim me NDI dhe tani do të shtrihet në të gjitha Degët e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Gjatë ditës së dytë të trajnimit i’u bashkangjit edhe Lideri i partisë z. Ali Ahmeti, ku mes tjerash falenderoi pjesmarrësit për përkushitimin dhe kontributin e tyre, duke inkurajuar Degët që të vazhdojnë në këtë drejtim, dhe theksoi se BDI gjithmonë ka qenë e hapur për bashkëpunim dhe propozime të reja dhe në kontinuitet do të promovon vlera që i shërbejnë qytetarëve si dhe përshëndeti iniciativen e modelit te Degës së Çairit që janë pjesë përbërëse e ndërtimit të strukturave partiake, programit dhe qeverisjes së mirë së strategjisë zgjedhore.
