29.05.2020

Sot përfaqesuesit e Qendrës analitike “Abdilaqim Ademi” pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Izet Mexhiti dhe z. Pishtar Lutfiu, patën takim me përfaqësuesit e NDI, z. Robert Scott Heasle, Lidija Zafirovska dhe Aleksandra Krsteska, duke diskutuar për situatën dhe zhvillimet në vendin tonë.

Si cdo herë, NDI shprehet e gatshme për të ndihuar edhe në distancë, duke shfrytëzuar takimet online dhe gjithsesi duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetsore.

Drejtori i Qendrës analitike z. Izet Mexhiti, falenderoi për përkrahejen që NDI po i jep Bashkimit Demokratik për Integrim edhe në kohë pandemie dhe njëkohesisht shfrytëzoi rastin për ti uruar pozicionin e ri si Drejtor i NDI në Maqedoninë e Veriut z. Robert Scot Heasle.