QAHP “Abdilaqim Ademi” në bashkëpunim me IRI organizuan punëtori për vlerësimin e ndikimit të rregullativës dhe krijimin e kornizës për vlerësimin e politikave publike
Qendra analitike hulumtuese “Abdilaqim Ademi” pranë Bashkimit Demokratik për Integrim po vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku për dy ditë rradhazi zhvilluan puntori për vlerësimin e ndikimit të regullativës dhe krijimin e kornizës për vlerësimin e politikave publike, ku trjanuese ishte znj. Neda Maleska – Sacmaroska.
Në trajnim morën pjesë antarë të BDI-së nga institucione të ndryshme të cilët për dy ditë rradhazi diskutuan për rëndësine, rolin dhe reziqet e rregullativës si dhe punuan në grupe për definimin dhe studimin interaktiv për rastin, duke identifikuar problemet, qëllimet, alternativat dhe hartimi i të gjitha pjesëve së bashku me vlerësimin përfundimtar të ndikimit të rregullativës.