Në hapësirat e Qendrës Analitike “Abdilaqim Ademi” u mbajt trajnimi për hulumtime anketuese dhe krijimin e politikave publike nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI).
Pjesëmarësit i përshëndeti drejtori i IRI-t z. Owen Paul, ku fillimisht falenderoi forumin e gruas dhe forumin rinor për interesin që kanë treguar, për të qenë pjesë e këtij trajnimi për hulumtime anketuese dhe krijimin e politikave publike, në partneritet me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), i cili është një partner i rëndësishëm për qendrën analitike që mundëson mjetet e nevojshme për hartimin e programeve që përmbajnë politika publike që bazohen në të dhëna dhe i pasqyrojnë nevojat e qytetarëve.
Poashtu edhe drejtoti i qendrës analitike z. Izet Mexhiti theksoi se trajnimi i sotëm ka një rëndësi të veçantë, sepse tani më përvec kushteve teknike që qendra analitike ka siguruar, tash po investojmë në kapacitetet njerzore me qëllim që të profesionalizojmë punën tonë në hulumtimet publike.
Qendra analitike, gjatë gjithë vitit ka realizuar disa projekte siç janë, akademia politike për lidership, platforma televizive online bashke.tv, strategji për platformën politike të BDI, hulumtime anketuese, si dhe trajnime të ndryshme edukative.
Trajnuesja e këtij projekti znj. Ilina Mangova e cila njëkohesisht është edhe Drejtoreshë e programit, pjesëmarrësve i’u përcolli njohuritë për realizimin e hulumtimeve, përgatitjen e anketave, dhe poashtu i’u kushtua vëmendje e madhe përpunimit dhe interpretimit të të dhënave të fituara nëpërmjet hulumtimeve. Në mes tjerash, pjesmaresit kishin mundësi të njoftohen me përdorimin e programeve të ndryshme, të cilat mund t’ua lehtësojnë punën me të dhëna dhe vizuelizimin dhe prezantimin e tyre. Pjesëmarrësit punuan disa ushtrime praktike me qëllim që të njihen më mirë me materialin i cili u prezentua nga znj. Mangova .
Qendra analitike në partneritet me IRI në vazhdimsi ka pasur takime me qëllim për realizimin e projekteve të cilat janë në interesin e përbashkët, ku njëri nga projektet është edhe trajnimi per hulumtime anketuese dhe krijimin e politikave publike.