Në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, drejtoresha e Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, Fatjona Geci, ishte e ftuar në panelin e organizuar nga Forumi i Gruas i BDI-së-Kërçovë, me moton domethënëse “Jeta jote nuk pret”.
Aktiviteti u organizua me kujdesin e veçantë të kryetares së Forumit të Gruas-Kërçovë, znj. Latife Arifi Limani, duke bashkuar paneliste dhe pjesëmarrëse në një bashkëbisedim të rëndësishëm mbi kujdesin për shëndetin, kontrollet e rregullta, diagnostikimin e hershëm dhe mbështetjen ndaj grave që përballen me kancerin e gjirit.



































